Tuna është bërë prej muajsh pjesë e mediave rozë për shkak të zërave të ribashkimet me ish-bashkëshortin e saj Cozman.
Ishte i papritur bashkëpunimi i Cozman dhe Tunës, dy ish-të dashur, që dikur kishin bërë bujë e hite bashkë.
“I huj” u titullua projekti që duket se ka bashkuar çiftin dhe jo vetëm në jetën profesionale, por edhe atë private.
Edhe pse nuk është prenoncuar asnjëherë, këngëtarja ka përzgjedhur disa video të fansave për t’i bërë repost në InstaStory-n e saj, ndërsa në njërën prej tyre shkruhet:
“Tuna na mësoi të mos humbasim kohë kot, se në fund do kthehesh tek toksiku”.
A e konfirmon në këtë mënyrë këngëtarja ribashkimin me bashkëshortin?