Author: REVISTA TREND

Olta Gixhari ishte e ftuar sot në “Wake up” duke dalë si rrallëherë në një intervistë që pas largimit nga Big Brother. Kur u ndal tek marrëdhënia që kishte me Amosin brenda shtëpisë, Olta kujtoi momentin kur ai u largua dhe tregoi se është prekur nga talljet që i kanë bërë për faktin që ajo qau. Me lot në sy Olta u shpreh se nuk e priste që njerëzit të talleshin me lotët e saj kur ishin vetë ata që i kërkonin të mos tregonte vetëm anën e saj të fortë. “I vetmi person që u afrova ishte Amosi sepse…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë e re tek regjisori francez Romain Gavras. Ylli i popit shkurtin e kaluar u largua nga një festë BAFTA në Londër me regjisorin pranë saj. Që atëherë nisën aludimet se se Dua ishte në një lidhje dashurie me Gavras. Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar një foto me Romain Gavras duke konfirmuar thashethemet për romancë. Përmes story në Instagram në llogarinë e saj personale, Lipa ka postuar një foto të tyre së bashku. Gavras ishte në një lidhje me Rita Orën për gjashtë muaj para se të…

Read More

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet pa komplekse dhe që jo pak herë ka ngjallur debat me deklaratat apo sjelljet e publikuara prej saj në rrjetet sociale. Së fundmi virale është bërë një video e saj teksa pastron varrin e stëegjyshes së saj por njëkohësisht bën dhe batuta dhe sjellje që për disa janë komentuar si të turpshme dhe ofenduese për një vend si varrezat. E ftuar sot në “Wake Up”, Megi tregon si qëndron e vërteta dhe kërkon falje publike për herë të parë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video. “Video ka 3 vite…

Read More

Ylli i “Harry Potter” u bë baba për herë të parë. Aktori mirëpriti fëmijën e tij të parë me partneren prej shumë kohësh Erin Dark. 33-vjeçari i Harry Potter, i cili është në një lidhje me aktoren amerikane, 38-vjeçe për më shumë se një dekadë, është fotografuar duke shtyrë karrocën e të porsalindurit. Çifti u takuan për herë të parë duke punuar në ‘Kill Your Darlings’ në vitin 2012 dhe tashmë janë bashkë për më shumë se një dekadë.

Read More

Këngëtarja e njohur, Fifi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi janë bekuar me një djalë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Fifi përmes një foto të publikuar në të cilën shfaqet këmba e vogëlushit të porsalindur. “Evladi-Theo Mal Patushi 🤍👼🏻 25.04.2023 !”- shkruan Fifi. Këngëtarja dhe partneri i saj u zhvendosën në SHBA në ditët e fundit të shtazanisë, ku dhe mendohet se ka lindur djalin. Kujtojmë që Adisi ka edhe një djalë nga marrëdhënia e mëparshme me modelen Adrola Dushi.

Read More

Ish-gjyqtari i “Dance With the Stars” Len Goodman ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Eksperti anglez i vallëzimit vdiq të shtunën në një bujtinë në Anglinë jugore, pas një beteje me kancerin e kockave. Goodman ka lindur në Londër në vitin 1944.  Ai filloi të kërcente në moshën 19-vjeçare dhe ishte një balerin profesionist përpara se të dilte në TV. Goodman shërbeu si gjyqtari kryesor në konkursin e kërcimit të BBC-së “Strictly Come Dancing”, versioni britanik i DWTS, që nga fillimi i tij në 2004, dhe bëri paraqitjen e tij të fundit në specialen e Ditës së Krishtlindjes 2016.

Read More

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka folur për herë të parë për ndarjen me ish- bashkëshorten e tij, Afrona Dika. Sipas tij se modelja interesin e vetëm e kishte tek paratë dhe jo tek lidhja. “Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”,…

Read More

Vis Pupa ka qenë banori i BBV që në kohë të shkurtër ka fituar zemrat e gjithë publikut. Për eksperiencën e tij ai ka komentuar në intervista të ndryshme në radio dhe televizion. Përveç projekteve muzikore ku pritet të lançojë një këngë popullore, Visi tha se ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë shumica e banorëve të Big Brother Vip 2. “Kam qejf të bëjë një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam rregjistruar në Amerik në 2011, dua të…

Read More

Prestigjozja Maxim ka publikuar sot renditjen e saj për femrat më sensuale të vitit 2023. Ashley Graham zuri vendin e parë në renditjen vjetore të revistës së njohur Maxim. Gjatë karrierës së saj, ajo është shfaqur në media si Vogue, Harper’s Bazaar, Glamour, Maxim dhe Elle. Fama e saj arriti majat e reja në vitin 2016, kur ajo ishte modelja e parë me kurba që zbukuroi kopertinën e Sports Illustrated Swimsuit Issue. Gra të tjera në listë përfshijnë australiane Margot Robbie dhe yllin e muzikës country Kelsea Ballerini.

Read More

Drejtësia rumune ka vendosur të premten e kaluar që dënimi për kontroversin Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan Tate të zgjatet edhe për një muaj tjetër. Të dy u arrestuan në dhjetor 2022 në Bukuresht për përfshirjen e tyre në një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdhunimeve dhe formimin e një bande. Më 31 mars ata të dy u transferuan nga qendrat e paraburgimit në arrest shtëpiak. Deri më sot nuk rezulton asnjë akuzë të jetë ngritur kundër Tates dhe dy grave rumune që u arrestuan me ta. Të katërve u ndalohet të largohen nga vendbanimi i…

Read More